ISTOGU

 Historiku i shkurtër i qytetit

  Lokaliteti i Istogut përmendet qysh nga koha antike. Sipas Burimeve historike thuhet se Istogu është shtrirë në pjesën e territorit në mes të Istogut të madh dhe të Istogut të vogël aty ku bashkohet lumi i Istogut me lumin e Qaushit. Sipas shënimve ka ekzistuar një koloni romake e cila ka qenë e vendosur në lokacionin që përket Istogut të sotëm. Poashtu, Istogu përmendet si lokacion edhe ka fundi i shek. XIV kur kjo pjesë e Dardanisë ishte nën pushtimin sllav.

Gjatë kohës së sundimit Turk, Istogu si vendbanim ka qenë i njohur me mullinjë për bluarjen e drithit, dhe të punëtorive për përpunimin e leshit (zhgunit).

Me dekretligj nga 30 Prilli i vitit 1942 Istogu u shpall QYTEZË. Istogu në bazë të këtij dekretligji, fiton edhe funksionin adminstrativ. Kështu që me 29 Dhjetor të vitit 1978, Istogu shpallet QYTET me sipërfaqe të caktuar duke përfshirë Banjën, Gurakocin në planin urbanistik të qytetit dhe lokaliteteve.



Pozita gjeografike e Istogut

Istogu është një qytet i qetë afër bjeshkëve të Moknës me lartësi mbidetare gjer në  2 155 m. Temperatura mesatare e vitit është rreth 10.7 0C. Muaji më i ngrohtë është Korriku me temperaturë mesatare 27 0C, muaji më i ftohtë është muaji Janar me temperaturë mesatare  100C. Lëvizja e ajrit është e ndikuar në mënyrë të theksuar nga reliefi, për këtë arsye shpejtësia e erës ndonjëherë arrin gjer në 120 km/h.

Istogu njihet me burime të ujit dhe rritje të peshqve dhe lidhet me rrugët kryesore  në disa drejtime: Pejë, Mitrovicë, Prishtinë. Zhvillimin e vetë e mbështet në resurset njerëzore dhe natyrore, në traditën e popullatës së kësaj ane dhe në kërkesat e ekonomisë së tregut. Istogu shtrihet në pjesën veri – perëndimore të Kosovës dhe në pjesën veriore të Dukagjinit. Istogu ka sipërfaqe prej 453.84 km2 . Kufizohet në lindje me Komunën e Skënderajt, në jug me Komunën e Klinës, në jug – perëndim dhe perëndim me Komunën e Pejës, në veri me Malin e Zi dhe Serbinë si dhe në veri – lindje kufizohet me Komunën e Zubin Potokut.

Sipërfaqja e tokës së punueshme bujqësore të Istogut është 45.384 ha. Struktura pronësore e kësaj sipërfaqje është 46,2% është pronë shoqrore dhe 52.8% është pronë private. Ndërkaq, sipërfaqet pyjore prej 19.220 ha, pronë e sektorit shoqëror është 65,03%, ndërsa sektorit privat 34,97%.

Istogu ka pasuri natyrore nëntokësore siç janë mermeri “ONIX” në Banjë, uji termomineral, dhe thëngjilli “LINJIT” në fshatin Tuqep, në sipërfaqe prej 100 km2 me trashësi prej 30 – 50 m dhe në thellësi gjer në 230 m.

Komuna e Istogut është e pasur me hidrografi dhe atë Burimi i Istogut, Burimi i Vrellës si dhe kufizimi me Drinin e Bardhë. Në Banjë gjendet Burimi i ujit termomineral me një kapacitet 17,5 litra / në sekond. Ky ujë ka tempertaurë 46 – 48 0C, me mundësi të zgjerimit dhe të shfrytëzimit të kapaciteteve turistike termale. Uji i Banjës ka cilësi shëruese të sëmundjeve reumatike dhe të sëmundjeve tjera të ndryshme.

Istogu ka natyrë të pastër ekologjike, me bjeshkë atraktive, me ujë të pijshem, ujë termomineral, klimë të volitshme cilat janë bazë për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Popullsia

Istogu është një qytet i qetë afër bjeshkëve të Moknës me lartësi mbidetare gjer në  2 155 m. Temperatura mesatare e vitit është rreth 10.7 0C. Muaji më i ngrohtë është Korriku me temperaturë mesatare 27 0C, muaji më i ftohtë është muaji Janar me temperaturë mesatare  100C. Lëvizja e ajrit është e ndikuar në mënyrë të theksuar nga reliefi, për këtë arsye shpejtësia e erës ndonjëherë arrin gjer në 120 km/h.

Istogu njihet me burime të ujit dhe rritje të peshqve dhe lidhet me rrugët kryesore  në disa drejtime: Pejë, Mitrovicë, Prishtinë. Zhvillimin e vetë e mbështet në resurset njerëzore dhe natyrore, në traditën e popullatës së kësaj ane dhe në kërkesat e ekonomisë së tregut. Istogu shtrihet në pjesën veri – perëndimore të Kosovës dhe në pjesën veriore të Dukagjinit. Istogu ka sipërfaqe prej 453.84 km2 . Kufizohet në lindje me Komunën e Skënderajt, në jug me Komunën e Klinës, në jug – perëndim dhe perëndim me Komunën e Pejës, në veri me Malin e Zi dhe Serbinë si dhe në veri – lindje kufizohet me Komunën e Zubin Potokut.

Sipërfaqja e tokës së punueshme bujqësore të Istogut është 45.384 ha. Struktura pronësore e kësaj sipërfaqje është 46,2% është pronë shoqrore dhe 52.8% është pronë private. Ndërkaq, sipërfaqet pyjore prej 19.220 ha, pronë e sektorit shoqëror është 65,03%, ndërsa sektorit privat 34,97%.

Istogu ka pasuri natyrore nëntokësore siç janë mermeri “ONIX” në Banjë, uji termomineral, dhe thëngjilli “LINJIT” në fshatin Tuqep, në sipërfaqe prej 100 km2 me trashësi prej 30 – 50 m dhe në thellësi gjer në 230 m.

Komuna e Istogut është e pasur me hidrografi dhe atë Burimi i Istogut, Burimi i Vrellës si dhe kufizimi me Drinin e Bardhë. Në Banjë gjendet Burimi i ujit termomineral me një kapacitet 17,5 litra / në sekond. Ky ujë ka tempertaurë 46 – 48 0C, me mundësi të zgjerimit dhe të shfrytëzimit të kapaciteteve turistike termale. Uji i Banjës ka cilësi shëruese të sëmundjeve reumatike dhe të sëmundjeve tjera të ndryshme.

Istogu ka natyrë të pastër ekologjike, me bjeshkë atraktive, me ujë të pijshem, ujë termomineral, klimë të volitshme cilat janë bazë për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

 

Te dhena per Istogun me rrethin:

Duke e respektuar këtë auditorium dhe kohën në dispozicion, së pari dua të jap pak të dhëna gjeografike për Rrethin e Istogut në kohën që i referohem.
Rrethi i Istogut shtrihet në maje të Dukagjinit verior, buzë Bjeshkëve të Thata dhe Bjeshkëve të Moknës. Në veri kufizohet me Serbinë e në veripërndim me Malin e Zi, pra shtrihet në ballë të furtunave që vinin nga andej, në lindje kufizohet me Rrethin e Skënderajt, me Drenicën, në jug me Lugun e Drinit dhe në jugprëndim me Rrethin e Pejës. Është rajon shumë pjellor, e përshkojnë dy lumenj, lumi më i madh e më i gjatë shqiptar, Drini i Bardhë, që edhe buron në këto anë, dhe Lumi i Istogut. Në kuptimin e atëhershëm administrativ, Rrethi të Istogut i kanë takuar edhe vendbanimet e sotme të Komunës së Pejës, Radaci me fshatrat përreth dhe Zllakuqani e Shtupeli, që tash janë me komunën e Klinës.
Ky rreth që ndryshe quhet edhe Podguri, atëherë ka pasur lidhje të forta me Mitrovicën, Pejën, Rugovën, Plavën, Jeni Pazarin, por edhe me Shkodrën. Gjeografikisht, pra, shtrihet në zemër të rrugëve të moçme të lëvizjeve kombëtare shqiptare, që i kanë trasuar vetë shqiptarët, me kohë si thuhet që nga Molla e Kuqe e deri në Shkodër, se këndej në kohën që i referohen, ka kaluar të thuash e vetmja rrugë magjistrale që e ka lidhur Rrafshin e Kosovës me Rrafshin e Dukagjinit, rruga magjistrale Mitrovicë-Pejë. Atëherë nuk ka ekzistuar rruga e tashme magjistrale Prishtinë-Pejë, nëpër Kijevë, pos hekurudhës për në Pejë, që është ndërtuar në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Nëpër rrugën Mitrovicë-Pejë gjithmonë kanë depërtuar së pari ushtritë serbe gjithnjë kohë vjeshte, më 1912, në kohë vjeshte të vonë më 1918 dhe për koincidencë, edhe ushtritë partizane – komuniste, po ashtu, kanë depërtuar në këto anë në kohë të vjeshtës së vonë, në fund të nëntorit të vitit 1944. Dhe gjithnjë kur kanë depërtuar këto ushtri, kanë hasur në rezistencë të armatosur të shqiptarëve, së pari në Kërninën e Nak Berishës, Kamber Loshit e të Beqir Rexhë Balës, në rezistencën e burrave të Uçës, të Istogut, të Vrellës e të Radacit, të Lugut të Drinit, etj. Rezistenca dhe lëvizja nacionale shqiptare në të vërtetë gjithnjë më vonë kanë qenë më të theksuara dhe më të qëndrueshme pikërisht në këto mjedise, si do të shohim pak më vonë. Sipas regjistrimit të popullsisë, që e ka bërë Mbretëria SKS më 1921, Rrethi i Istogut ka pasur atëherë 20.159 banorë, prej të cilëve 13.203 kanë qenë shqiptarë, ka pasur 2.661 familje dhe sipërfaqe prej 587 kilometra katrorë. Afërsisht ky rreth edhe pas LDB ka dalë me kaq banorë dhe kjo mund të shpjegohet me vrasjen e popullsisë dhe me migrimet e saj. Me qëllim kolonizimi deri në prill të vitit 1941, në Rrethin e Istogut pushteti okupues serb e malazias ka vendosur 1.234 familje kolonësh, që është gati njëfishi i familjeve shqiptare që kishte ky rreth, sipas atij regjistrimi. Kolonët përbënin 17 për qind të popullsisë së mbarë Rrethit, sipas dokumenteve serbe. Nga Mali i Zi erdhën 899 familje, nga Serbia 188 etj.

Kthesa e madhe më 1944-45

Kthesa e parë e madhe në të mirë të shqiptarëve në këto anë ka ndodhur në fillim të vitit 1941, kur ka kapituluar ushtria e atëhershme jugosllave para fuqive të Koalicionit gjerma-italian dhe japonez.
Atëherë edhe në këto anë shqiptarët kanë zënë të marrin frymë më lirshëm, ishin hapur shkollat e para shqipe, nëpunësit ishin shqiptarë, valonte flamuri shqiptar. Shqiptarët e kësaj ane ishin organizuar edhe në ushtrinë e rregullt të regjencës së Tiranës, por edhe në njëfarë ushtrie vullnetare që ruante kufijtë verior të Kosovës nga mësymjet e çetnikëve nga ana e Kolashinit dhe nga ana e Jeni Pazarit.
Por, kthesa tjetër për të keqen e shqiptarëve ndodhi në fund të Luftës së Dytë Botërore. Bashkë me brigadat partizane të Shqipërisë, në këto anë në fund të nëntorit të vitit 1944, depërtuan edhe brigadat partizane të Malit të Zi, “Bokeshka Brigada” dhe ato të Serbisë.
Me të vendosur njëfarë Komanda e Vendit në Istog, kryesisht nga serbët dhe malazezët dhe ndonjë komunist shqiptar, si ishte Sahit Zatriqi e ndonjë tjetër, organizata terroriste policore e politike, OZNA famëkeqe, po në dhjetor të vitit 1944, filloi arrestimin dhe likuidimin pa gjyq të burrave më të njohur të kësaj ane.
Brigadat partizane dhe OZNA gjatë dhjetor-janarit të atij dimri ndër të parët kanë zënë e likuiduar bajraktarin e Gashit, Col Sokol Bajraktarin e Uçës, njërin ndër njerëzit më autoratitativ të kësaj ane, pastaj Bajram Ramën e Istogut, Fazli Sylën e Synesë, Zhujë Halitin e Zenun Blakën e Kovragës, Hazir Januzin e Rrustem Kadën e Lubozhdës, Rrustë Rugovën, me të birin Ukën, nga Cerrca, Rexhep Hotin nga Rësniku, Pjetër Jakun, nga Renoci, Llesh Gjonin nga Zllakuqani, Azem Kokën nga Shtupeli bashkë me të birin Ibrahimin, 22 vjeçar, Qazim Bojën nga Kërnica, Feriz e Idriz Ahmetin nga Syneja, Bajram Rexhepin nga Dushkaja, Idriz Lipjan, nga Kamenica, Rexhep Hajdarin nga Novo Sella, Ali Xhemë Shatrin, nga Tomoci, Adem Arifin, nga Dubova e Vogël, Nezir Rexhepin, nga Tomoci, Nezir Xhemajl Blakajn, Beqir Blakajn, Ahmet Nuhin, Sylë Ahmetin e Brahim Ahmetin e Istogut, Adem Gashin, Fekë Jahajn, Bajram Sokolin, Salih Sokolin dhe Bajram Ramë Zeqirajn nga Uça, Ukë Zenelin e Gjurgjevikut, Fane Elezin nga Prekalla (e vetmja femër e pushkatuar në këtë masakër), Sadri Hotin nga Rësniku, imamin Haxhi Jaha, Bajram Metë Grabocin nga Saradrani e shumë të tjerë.
Disa burra të tjerë që i kishin prirë lëvizjes kombëtare dhe kishin organizuar mbrojtjen e kufijve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore kishin dalë në mal, ose iu kishin bashkuar çetave kryengritëse në Lug të Drinit, në Drenicë, në Rugovë dhe në bjeshkët e Istogut.
Mënya se si janë vrarë e likuiduar këta burra me shenjë të lëvizjes kombëtare shqiptare, ashti si i kanë deklaruar dëshmitarët që e kanë mbijetuar masakrën e Kullës së Popit në Istog, janë barbare e të tmerrshme. Njerëzit janë mbytur edhe me mjete të topitura.

Bukurit dhe vendet turistike ne komunen e Istogut

Banja:

Picture
Banja e Pejës është vend në perëndim të Dukagjinit, në komunën e Burimit. Gjendet 80 km larg Prishtinës dhe 12 km larg Pejës, rrëzë masivit malor të Alpeve Shqiptare. Në afërsi rrjedh lumi Drini i Bardhë dhe lumi i Burimit. Lartësia mbidetare e Banjës së Pejës është 560 m.

Banjën e Pejës dhe ujin e saj mineral e kanë shfrytëzuar romakët e vjetër, turqit dhe shfrytëzohet edhe sot.

Temperatura e ujit mineral i cili buron në këtë vend është 11-47°C

Trofta:

Picture

Kompania Trofta  ka siperfaqe rreth 5 ha dhe shtrihet ne Veri-Perendim te Kosoves, prane maleve te larta te Istogut. Kjo kompani eshte vazhdimesi e ish ndermarrjes shoqerore me te njejtin emer  e cila u privatizua ne Mars te vitit 2004 nga z. Ismail Bytyqi.

Edhepse ne gjendje te mjerueshme pas privatizimit, z.Ismail Bytyqi me investimet e tij kapitale dhe shume te qelluara e beri kompanine Trofta njeren nder kompanite me te suksesshme te Kosoves ne ditet e sotme .




Gjeografia:

Picture
Istogu ndodhet në pjesën veriore të Dukagjinit me 56.000 banorë dhe me sipërfaqe prej 453.84 km2. Istogu është vend rural dhe shumica e popullsisë merren me agrokulturë dhe njihen për kultivimin e pemëve dhe perimeve. Istogu poashtu njihet për fermën e peshqve, troftë.

Istogu është një qytetzë e qetë afër bjeshkëve të Moknës me lartësi mbidetare gjer në 2155 m. Istogu është shumë i njohur për bukuri natyrore, me fushe pjellore që shtrihet kryesisht buzë rrjedhës së lumit të Istogut. Burimi i këtij lumi është shumë i pasur me ujë të freskët. Vend me potencial të madh turistik e sidomos të turizmit rural e bëjnë shumë elemente që kjo komunë ka në thesarin e trashëgimisë kulturore por edhe natyrës së masur me male, fusha e pasuri ujore që ka. Bjeshka e Istogut dhe ajo e Radushës është bjeshkë me potencialt të madh turistik ku përvec bukurisë që ka, njihet për llojllojshmërinë e bimeve e shumë prej tyre me efekte shëruese, shtigjet e përshtatshme për skijim, e për sporte tjera si lëshimi me fluturake, falë relievit dhe lartësisë mbidetare që ka. Për vënine në funksion të këtyre potencialeve nevoitet investim në infrastructure pasiqë ende ngjitja në këto male bëhet vetëm me bagëti.

Resurs tjetër natyror në Istog me vlerë tejet të madhe janë edhe burimet e ujit, si Burimi i Istogut, Drini I Bardhë, burimi i Vrellës si dhe burime e kroje tjera.

Lumi i Istogut është lum me potencial të madh për kajakizëm.

Resurs ujor me vlerë të lartë cilësohet edhe burimi i ujit termal në Bajë i cili ka veti shëruese.

Istogu ka edhe trashëgimi të pasur kulturore dhe mbetje me vlerë të madhe, ku sipas një hulumtimi të vonshëm në trevën e Podgurit, që përfshin komunën e Istogut janë identifikuar: 72 kulla, një sërë mullinj me ujë si objekte të teknologjisë për bluarjen e drithit. Nga objektet fetare: 8 xhami, 3 mejtepe dhe 3 kisha ortodokse, një Urë e Gurit ,arkitektonikë osmane dhe 11 vendgjetje arkeologjike. Vendgjetjet arkeologjike,në komunën e Istogut,shtrihen në rripin e rranxës së Bjeshkëve të Thata, duke filluar nga lindja e në perëndim.

Veshja tradicionale e kësaj anë është e vaçantë në Kosovë dhe ndryshe njihet edhe me emrin veshja e Podgurit.

Kultura:

Picture
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Burimit ka pasur pesë biblioteka publike me një numrër prej gjithsejt 48.070 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 29.440 libra, derisa degët në Vrellë, Banjë, Gurrakoc dhe Rakosh kanë pasur 18.630 libra. Gjatë pastrimit etnik të luftës serbe, librat e kësaj komune, kanë përjetuar shumë dëmtime. "Dora e zezë" ka zhdukur dy biblioteka në Rakosh dhe Vrellë dhe ka dëmtuar librat dhe inventarin në bibliotekat e tjera. Në këtë komunë janë shkatërruar gjithësejt 26.990 libra.

Bjeshket e Istogut:

Picture
Bjeshkët e Nemuna janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinarikeve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dhe Verilindje.

Siç dihet Bjeshkët e Nemuna përfshijnë rreth 3500 km2 të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.
Sistemi i Bjeshkëve të Nemuna përbëhet prej 24 grupeve malore dhe prej 152 majave më të larta se 2000 m, ndërsa numri më i madh i tyre me pjesët më madhështore me numrin më të madh të grykave, kanjoneve, luginave me mbi 1000 km2 shtrihen në territorin e Republikës së Kosovës.
Këto masive malore në popull janë të njohura si “Bjeshkë të Nemuna“, “Bjeshkë të Rugovës”, “Alpet Shqiptare” etj., por nga disa njerëz të vendit tonë qoftë nga shkenca qoftë nga politika apo dhe të zakonshëm viteve të fundit po kontestohet emërtimi “Bjeshkët e Nemuna” , sepse kështu për qëllime të caktuara “Prokletije” i ka emërtuar Jovan Cvijiqi një gjeograf i njohur serb, por dhe një nacionalist dhe antishqiptar i madh (Jovan Cvijiqi ishte në përbërje të komisionit për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913).

Për hir të së vërtetës dhe sqarimit për të gjithë ata që nuk e kanë pasur rastin të kenë literaturën nga autor të ndryshëm nga lëmi i gjeologjisë, gjeografisë, botanikës, historisë etj., në lidhje me sistemin malor të Bjeshkëve të Nemuna faktet dokumentojnë se termi “Bjeshkë të Nemuna” është term popullor dhe qysh në vitet e dyzeta të shekullit të 19-të për herë të parë në literaturën shkencore si të tillë e përdorë gjeologu i njohur francez Ami Boue.
Të dhënat e para për Malet e Ballkanit qysh në kohën antike i jep Klaudi Ptolemeu, ku siç dihet në hartat e Ptolemeut, Sharri gjendet me emrin “Scardus”, ndërsa Bjeshkët e Nemuna me emrin “Bertiscus”.
Në disa harta të vjetra pos emërtimit “Bertiscus” haset edhe emërtimi “Beriseldi”. Rreth 2000 vjet pas Ptolemeut në një publikim të tij Ami Boue më 1840 përdor emërtimin shqip “Bjeshkë të Nemuna” krahas emërtimeve “Alpet shqiptare të Veriut”, “Alpet në Jug të Evropës” dhe “Malet shqiptare të Veriut”, por me këtë emërtim ai sistem malor gjendet edhe në publikimet e më vonshme të tij më 1852, 1866, 1891 etj.
Ndërsa më vonë emërtimin “Bjeshkë të Nemuna” në publikimet e tyre e përdorin më pak autor si Yriarte më 1878; Schwarz më 1883, ndërsa F. Nopsca prej vitit 1905- 1929 në një seri publikimesh përdorë emërtimin “Bjeshkë të Nemuna”.
Emërtmin “Rugovske Planine” të përkthyera nga emërtimi shqip “Bjeshkët e Rugovës” (sepse kështu i kanë quajtur banorët etnik shqiptar të atyre zonave) i kanë përdorur në publikimet e tyre Koshanin, 1992; Rudski, 1936; Kushan, 1936 etj.
Në fund të shekullit të 19-të përkatësisht më 1898 Velimiroviq për herë të parë e përdorë emërtimin “Prokletije” të përkthyer nga emërtimi shqip “Bjeshkë të Nemuna” duke u munduar që të bëj edhe emërtime të reja për disa pjesë të Bjeshkëve të Nemuna duke i quajt “Vragobije” ose “Bjello zllo” zonat e atyre masiveve me shkrepa vështirë të pushtuara nga njeriu.
Në bazë të të dhënave edhe nga vet autorët serb Jovan Cvijiq për herë të parë emërtimin “Prokletije” e përdorë në një publikim më 1899. Këtë emërtim e përdorë dhe në publikimet e viteve 1913, 1921, 1924.